Kisha Katolike meshë për Irakun, me 17 gusht lutje për të përndjekurit katolikë nga ISIS

Tiranë -Kriza në veri të Irakut dhe situata e vështirë në cilën ndodhen miliona të krishterë irakenë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kishës katolike në Shqipëri.Në 17 gusht, në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri, dita e dielë do ti kushtohet lutjes për të përndjekurit katolikë nga grupi ISIS.Lajmi u bë i ditur nga Dom Gjergj Meta, koordinator për mediat në Kishën Katolike në një intervistë për “Ora News”.Duke folur per krizen ne Irak, Dom Gjergj Meta, tha se duhet vënë dorë një orë e më parë, sa nuk është vonë.Dom Gjergji u shpreh se “aty përsonat po përndiqen për shkak të etnisë së tyre, për shkak të besimit të tyre dhe për faktin që e mendojnë ndryshe. Janë një grup kriminelësh, një grup maskarenjësh, që janë xhihadistët e ISIS, të cilët po mbajnë peng një popullsi të tërë”.Më pas ka shtuar se “duhet të punojmë të gjithë faktorët sëbashku, që t’i jepet fund kësaj reprezaleje dhe këtij lloj terrori”.Gjatë intervistës ka shpjeguar arsyet se pse Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë, si vendin e parë që viziton në Ballkan.Sipas tij kjo vizitë vjen për  arsyen se populli shqiptarë shihet si një popull i cili ka vuajtur, si një vend i varfër i cili ka ende plagë nga e kaluara, e sidomos gjatë regjimit komunist.Nga ana tjetër Dom Gjergji ka shtuar që kjo vizitë është e befasishme për vetë shqiptarët, por dhe për mediat e huaja, të cilat e kanë komentuar pozitivisht vizitën e Ipekshvit në Shqipëri, por në një shenjë habie që do të jetë shteti i parë në Ballkan që do të vizitohet nga Papa.Papa do të vijë në Tiranë me 21 shtator, gjithashtu ka bërë të ditur dhe axhendën që do të ndjekë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Vizita e Papa Françeskut është vizita e dytë e bërë nga një Papë në Shqipëri, pas vizitës së bërë nga Papa Gjon Pali i dytë në vitin 1993.Intërvista e plotë:Enita Mema: Do të përqëndrohemi tek vizita e Papa Françeskut, në vendin tonë, më 21 shtator të këtij viti. Një ngjarje e madhe për Shqiptarët. Pse, sipas jush Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë, për vizitën e tij të parë në kontinentin e vjetër?Dom Gjergji: Mendoj që ka arsye të shumëfishta kjo vizitë e Papës, në rradhë të parë bari i kishës katolikë universale dhe vjen të vizitojë me ftesën e ipekshvive katolike. Por, gjithashtu ai vjen të takojë përfaqësuesit  e shtetit në Shqipëri. Bindja ime dhe nga vetë fjalët e Papës në mënyrë të veçantë, është se vjen të takojë një popull të vuajtur, popull që ka kaluar kalvare në jetën e tij. Në mënyrë të veçantë vitet e fundit, ose ndryshe në gjysmën e fundit të shekullit të XX, sidomos gjatë regjimit Komunist. Në stilin e këtij Pape, e kemi theksuar dhe shihet qartë, kujdesi për ata persona që kanë përjetuar ato situate dhe realitete që janë menjanuar në krahasim me qendrat e mëdhaja, me vendet e pasura. Papa vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit, e ka bërë në  Lampeduza në Siçili, ku janë konsumuar shumë tragjedi mbytjesh të emigrantëve afrikanë. Papa pas Lampeduzas ka shkuar për vizitë në një ishull siç është Sardenja, ku në mënyrë të veçantë fokusohet tek realiteti i papunësisë. Gjithashtu janë disa gjeste të tjera të Papës, për shembull kremton meshën e larjes së këmbëve në një komunitet të varfësish, në një komunitet të personave me aftësi të kufizuar. Me daljen e tij në Europë, Papa zgjedh një vend të varfër, që është në periferi të Europës, për arsye historike dhe shumë arsye të tjera. Por është edhe një vend i cili ka ende plagë të hapura nga e kaluara e tij. Prandaj, është një vizitë përkujdesjeje, është një vizitë e një personi që shpreh dashurinë e tij për një popull i cili ka vuajtur dhe sigurisht nuk e ka të lehtë të rikuperojë ato plagë të së kaluarës. Mendoj se ftesa e tij duke zgjedhur një vend periferik të Europës, ai thjesht do që ta risjellë në qëndër të vemendjes.Enita Mema: Sa e rëndësishme është kjo për shqiptarët, duke pasur parasysh që kjo është vizita e dytë e një Pape? Në vitin 1993 patëm nderin të vuzitoheshim nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe kësaj here nga Papa Françesku. Duhet të ndihemi të privilegjuar?Dom Gjergji: Është e rëndësishme kjo vizitë. Papa nuk është vetëm thjesht një Ipeshkvi i një qyteti të madh siç është Roma, kryetari i kishës katolike, por është një ndër autoritet më të madh moral, aktualisht në globin tonë. Fjala e tij dëgjohet, fjala e tij ka peshë, autoritet, përhapje. Sigurisht, duke ardhur në Shqipëri, ai do të lëshojë mesazhe për ne, por edhe për botën. Përmasat e një autoriteti të tillë, sigurisht që i japin rëndësi dhe atij vendi që ai viziton. Është një privilegj për ne, por dhe një gjë e bukur dhe për Papën. Jam i sigurtë se dhe për të do të jetë një përvojë e veçantë kur të vijë në Shqipëri, jam i sigurtë që do ta presim shumë mirë. E kam thënë edhe në disa raste të tjera, Papa na ka befasuar ne me këtë lajm të papritur, por edhe ne do ta befasojmë Papen me mikëpritjen tonë, nga pikëpamja shpirtërore. Por , do të thoja, rrjedhimisht, edhe nga pikëpamja gjeopolitike për ne Shqiptarët, kjo vizitë mvesh një rëndësi të madhe, duke qënë se në të gjithë Ballkanin Juglindor është në një farë mënyre vendi i parë që viziton. E kam thënë diku në një shkrim timin, se “Shqipëria kthehet në një derë për Europën, nëpërmjet të cilës Papa kapërcen pragun europian”. Për këto arsye dhe për shumë arsye të tjera, e shikoj këtë vizitë si një pikë të rëndësishme kalimi për ne. Për shembull Papa këto ditë është në Korenë e Jugut dhe mos të harrojmë që Koreja e Jugut është ngjitur me Korenë e Veriut, një vend komunist, i cili po vuan një regjim gati-gati dhe më absurd se i joni. Edhe atje kam përshtypjen se do të lërë shënjen e vet, sikurse pat lënë Papa Gjon Pali I Dytë, në vitin 1979, kur nga  brigjet e Otrantos ju drejtua Shqipërisë. Kështu që ky Papë është i veçantë në këtë moment historik të globit, të Europës dhe të shoqërive.Enita Mema: A kanë nisur përgatitjet për vizitën e Papës sepse është shumë shpejt?Dom Gjergji: Ne nuk jemi ekspertë në pritje të një Pape, kështu që nuk dimë shumë gjëra. Me ato që na kanë thënë ekspertë në Vatikan, që përgatitja për pritjen e një Pape është 8 muaj ose një vit përpara. Ndërsa këtu tek ne ka ndodhur shumë shpejt, vetëm 3 muaj përpara.  Flas nga pikëpamja e shtypit por edhe nga pikëpamja e koordinimit të përgjithshëm, kemi një frymë të mirë ndërmjet kishës dhe shtetit në këtë rast, për pritjen e Papës. Janë marrë disa iniciativa, disa janë të përbashkëta dhe disa veç e veç, kuptohet. Mendoj që kjo frymë bashkëpunimi është e mirë, duhet të vazhdohet dhe të ruhet e tillë. Kemi takime të herë pas hershme edhe me komisonin shtetëror që është ngritur për këtë rast. Këtë javë ka nisur dhe rregullimi i sheshit “Nënë Tereza”. Nuk i kam parë punimet, por do të shkoj ti shikoj, sepse jam kurioz edhe për fokusin se çfarë do ti ofrojmë edhe mediave të huaja. Vetëm Papa ka rreth 60 gazetarë me vete, pra që vijnë me avionin e tij. Plus që kemi akreditime nga gazetarë të huaj, përveç mediave shqiptare, kemi akreditime nga mediat gjermane, nga spanja, nga Itali, nga Koreja, për të ardhur për të parë vizitën në Shqipëri. Jo për të ofruar një imazh që s’kemi, por atë që kemi ta ofrojmë në mënyrën më të mirë.Enita Mema: Si është komentuar në mediat botërore vizita e Papës në Shqipëri?Dom Gjergji: Unë e kam ndjekur shtypin që ditën e parë që Papa e ka shpallur me 15 qershor, pothuajse të gjithë testatat më të mëdhaja, përveç atyre shqiptare - që fatkeqësisht nuk dinë ti kapin këto moment - të gjitha testatat e mëdhaja nga Roiters, Ansa, Bbc, etj. Të gjithë e kanë cilësuar që “Papa zgjedh Shqipërinë si vendin e parë europian për ta vizituar”, në të gjitha lajmet e tyre kanë theksuar pikërisht këtë fakt. Ndoshta dhe më një pikëpyetje në fund se si ka mundësi. Këtë pyetje e kanë bërë njerëz edhe afër Papës. Këtë pyetje po i bën vetes edhe Ballkani, pse pikërisht Shqipërinë si vendin e parë europian? Disa arsye i thamë, kur të vijë Papa ndoshta do të na japë ndonjë arsye tjetër. Mediat botërore aq sa i kanë dhënë hapësirë, e kanë shikuar me një sy pozitiv, por dhe me një sy habie se pse pikërisht Shqipëria.Enita Mema: Dom Gjergji është e vërtetë që Papa ka  vendosur të mos udhëtojë me makinë të blinduar, gjatë 21 shtatorit që do të jetë në Shqipëri. Si e kërkon protokolli?Dom Gjergji: Këto janë element të protokollit të cilat gjithmonë janë me rezerva dhe është gjithmonë para kohe që të flasim. Sepse ka persona të tjerë që merren me elementët protokollar. Në stilin ë këtij Pape, çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, jo luks, jo gjëra që tejkalojnë normalitetin e jetës. Duke filluar që nga stili i tij i jetës, aty ku ushqyhet, ha në një ambjent të përbashkët dhe të thjeshtë. Madje javët e fundit kanë dalë imazhe ku ai ka shkuar të hajë tek menca e puntorëve të Vatikanit.  Por edhe mënyra se si i takon njerëzit dhe mënyra se si del nga protokolli në mënyrë të parptitur është heret. Kjo reflekton edhe stilin e tij të thjeshtë, një stil të cilin nuk e reflekton vetëm në jetën e përditshme por edhe në eventet e mëdhaja. Një person një ditë në facebbok me bëri një koment, pak a shumë në lidhje me këtë gjë. Ishte një ushtarak, person i specializuar në fushën e sigurisë. Më tha “ Dom Gjergj, ti “paguhesh” për të qënë prift dhe optimist, unë paguhem për të bërë sigurinë dhe jam pesimist”. Papa Françesku ndërmjet distancës me njerëzit dhe sigurisë, ka zgjedhur të shkurtojë distancat me njërëzit. Është një zgjedhje dhe s’duhet ta paragjykojmë asnjëri. Konkretisht pastaj do të shohim si do të shkojë.Enita Mema: Cili do të jetë itenerari Papa Françeskut në Shqipëri dhe a është e vërtetë që ka zgjedhur të vizitojë edhe qëndren “Betanja” në Fushë-Krujë?Dom Gjergji: Papa në udhëtimet e tij ju lë një hapësirë  përsonave në venojë. Në takimet e tjera do të takojë Presidentin e Republikës, Kryeministrin në aeroport, hierakikët e kishës katolike , priftërinjtë dhe murgeshat në Katedralen e Tiranës, krerët e komuniteteve fetar, një takim shumë i rëndësishëm ky. Është zgjedhur një komunitet, pak edhe më afër aeroportit në një afër mënyre, ku një shoqatë katolike kujdesen për persona të cilët janë jetim dhe nga prindër të cilët i kanë braktisur, etj. Aty në atë qëndër do të vijnë edhe persona të tjerë të kishës Katolike për tu takuar me Papen, si dhe operatorët social që veprojnë në këto qëndra bamirësie.Enita Mema: Kemi një debat të nxehtë ndërkombëtar dhe është kërcënimi që po i bëhet të krishterëve në Irak. Kemi ndërhyrjen e SHBA-së me bombardime, kundër militantëve të ISIS. Ndërkohë që edhe solidariteti që ka shprehur kisha Shqiptare ndaj këtyre të krishterëve. Si e shihni këtë situatë?Dom Gjergji: Është një situatë urgjente, e ndërlikuar dhe mund të çojë drejt katastrofës. Janë edhe fjalët e patriarkut, Luis Sako, i cili jeton në Irak. Është një situatë për të cilën duhet vënë dorë një orë e më parë. Aty përsonat po përndiqën për shkak të etnisë së tyre, për shkak të besimit të tyre dhe për faktin që e mendojnë ndryshe. Janë një grup kriminelësh, një grup maskarenjsh, që janë xhihadistët e ISIS, të cilët po mbajnë peng një popullsi të tërë. Kjo ngjall vetëm zemërim. Di nëpër rrjetet sociale edhe myslimanët e kanë denuar këtë kriminalitet të kësaj organizate, e cila është kundër çdo parimi të drejtave universale të njeriut, por edhe parimeve të besimeve fetare. Kisha katolike e ka shprehur solidaritetin e saj këto ditë. Papa Françesku me 20 korrik ka folur qartë dhe haptazi. Për fat të keq përgjigja po vjen vonë,  shpresoj mos të jetë shumë vonë. Më ka ardhur çudi për testatat gazetareske që kam ndjekur dhe flitet tani që kanë ikur të gjithë të krishterët. Këto ditë ka pasur edhe imazhe nga Parlamenti Irakien. Dua të theksoj nga terrosistët e ISIS, sepse në njëri i tillë janë njerëz të pa fe. Komuniteti ndërkombëtar po mundohet në një farë mënyre të përgjigjet, ne si kishë po përpiqemi nëpërmjet solidaritetit tonë, nëpërmjet lutjes. Ne nuk kemi armë, nuk kemi tanke, nuk kemi avionë, por kemi një instrument të fuqishëm, që është instrumenti i lutjes ndaj Zotit dhe shpresojmë që kësaj lutje ti bashkohen jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët dhe përsonat me vullnet të mirë. Të ndalen të gjitha ato shqetësime në Lindjen e Mesme, në Gaza, në Siri, në vende të tjera. Duhet të punojmë të gjithë faktorët sëbashku, që t’i jepet fund kësaj reprezaleje dhe këtij lloj terrori. Për sa i përket çeshtjes palestineze, Vatikani është shprehur qartë , për dy shtete me kufinj ndërkombëtarisht të njohur. Për çështjen e Irakut, Papa ka dërguar në mënyrë të veçantë një kardinal, i cili do të shkojë në Irak në emër të tij. Gjithashtu të gjitha kishat janë angazhuar, Kisha Katolike me datë 17 gusht, në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri, dita e dielë do ti kushtohet lutjes për situatën e Irakut, e në mënyrë të veçantë të përndjekurve katolikë nga grupi ISIS.Enita Mema: Sa e rrezikuar është bota sot nga ekstremizmat fetare?Dom Gjergji: Ekstremizmat kanë ekzistuar gjithmonë në botë, fetar apo politik , apo etnik, etj. Ballkani vetëm pak ka që ka dalë nga ekstremizmi etnik, në ish-Jogusllavinë e atëhershme. Gjithmonë ekstremizmat janë fryt i një mendësie përjashtuese, ose i një mendësie që thotë se të vertetën e kam unë dhe gjithçka që është jashtë mendje dhe s'duhet të ekzistojë. Bota rrezikon jo vetëm me ekstremizmat fetar, bota rrezikon edhe me ekstremizmat e natyrës etnike, siç është Afrika, ekstremisma ideologjik siç është në disa vende të Azizë, ekstremizma të natyrës ekonomike, siç është lufta në Rusi dhe vende të tjera. Sa herë të ketë frymë perjashtuese në jetën e globit, aq herë bota është e rrezikuar nga konflikti.Enita Mema: Pse sipas jush që nga viti 2001, që nga sulmet e 11 shtatorit, le të themi që ekstremizmat fetarë morën një peshë shumë të rëndësishme në mbarë botën dhe akte terroriste janë kryer pafund në emër të një besimi fetar?Dom Gjergji: Në emër të Zotit njerëzit kanë bërë mrekulli, që janë gjëra shumë të bukura, por në emër të Zotit njerëzit edhe kanë vrarë. Të vrasësh në emër të Zotit është një fyerje ndaj tij, është një fyerje ndaj dashurisë së tij, është një fyerje ndaj natyrës së tij që krijon dhe don. Unë mendoj që kush bëhet ekstremist në emër të Zotit do të thotë se nuk ka një marrëdhënie me Zotin, por ka një marrëdhënje më veten. Vetvetja është bërë idhulli i tij, don t’i shkojë deri në fund egos së vetvetes. Mos të harrojmë që kjo bëhet edhe për përfitime ekonomike, Lindja e Mesme ne e dimë mirë që është një rezervuar nafte dhe aty ka shumë interesa, përveç atyre fetare. Kjo është një logjikë e pushtetit, një logjikë e sundimit mbi botën. Religjioni është një instrument dashurie ose nuk është, nuk mund të përdoret për gjëra të tilla.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter