Vret djalin 4 vjeç në gjumë, dëshmia: Pas divorcit, i shoqi s'e ndihmonte për djalin
Elbasan- Gjendja e vështirë ekonomike dhe depresive pas ndarjes me bashkëshortin, dyshohet të jenë dhe shkaqet kryesore që e shtynë 26-vjeçaren, Nexhmije Dushku, të vriste në gjumë të birin e saj vetëm 4 vjeç.Dëshmia që sjell për mikrofonin e Ora News, një i afërm i saj, tregon se Nexhmija ishte ndarë rreth 2 vite më parë nga bashkëshorti i saj, i cili është emigrant në Angli.I afërmi i familjes Dushku rrefen gjithashtu se burim konflikti pas divorcit ka qënë edhe fakti se babai i fëmijës nuk e ndihmonte duke i siguruar të birit të ardhura mujore, duke e vështirësuar më tej gjendjen ekonomike të saj.“Ajo me burrin është ndarë, u bënë 2 vite e ca. Dhe këta kërkonin, por nuk paguanin lekë për djalin. Dhe arriti kjo pikë tani. Mbrëmë në orën 10:00 tek ata isha”.Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26-vjeçarja i mori jetën fëmijës së saj, duke e therur disa herë me thikë ndërsa flinte.Pas këtij akti, në kushte të rënda psikologjike ka dashur t’i jap edhe fund jetës duke prerë fyrtin por ka arritur të bëjë vetëm plagë të lehta dhe merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit makabër.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter