Kapet duke vjedhur në Malin e Zi autori i plagosjes së policit, sajoi arratinë në Spanjë
Megjithëse ishte deklaruar emigrant në Spanjë, Kristian Lumaj bie në kurthin e policisë fqinje në Malin e Zi. I akuzuari për plagosjen e policit në Hot të Malësisë së Madhe por edhe i kërkuar për arratisjen nga burgu, është kapur shumë km larg Madridit ndërsa tentoi të vidhte me armë një dyqan në një qytet kufitar të vendit fqinj. (Në foto: Polici i plagosur nga Kristian Lumaj)Arrestimi u krye teksa Lumaj ishte duke kryer një grabitje në një dyqan në Malin e Zi. Kristian Lumaj akuzohet për plagosjen e efektivit të policisë Kastriot Prençi dhe kryerjen e disa vjedhjeve në Malin e Zi.Lumaj ishte shpallur në kërkim pasi nuk ishte kthyer në burg, pasi përfundimit të lejes disa ditore. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burg dhe ishte larguar nga burgu Fushe Krujës në muajin qershor të këtij viti.Arrestimi i tij i është komunikuar drejtuesve të policisë Shkodër. Ende nuk bëhet me dije nëse ky shtetas do të depertohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij.