Ekspozita "Vlora në telajo", Rama: Më shumë vëmendje për kulturën

Vlorë-Gjashtëdhjetë artistë të qytetit bregdetar të Vlorës, kanë bashkëpunuar për të hapur një ekspozitë me 500 piktura. Kjo ekspozitë mban titullin "Vlora në Telajo" dhe në të dominojnë pikturat me peisazhe.Çelja e saj është një inisiative e Institutit të Librit dhe Promocionit, nën kujdesin e deputetit të PS-së, Fatmir Toçi.Deputeti i Vlorës ka vlerësuar përkushtimin e artistëve, për të sjellë në formë arti, një tjetër guide për të gjithë ata që duan të njihen me bukuritë e këtij vendi.“Një vëmendje më të madhe ndaj krijuesve shqiptarë, piktorëve, shkrimtarëve, për të cilët vëmendja ka qenë e vogël. Me një shpresë për të ringjallur një vëmendje të artistëve që në fund të fundit janë identiteti i vërtetë i kombit shqiptar”, tha Toçi.I pranishëm në këtë aktivitet kryeministri, Edi Rama, ka vizituar ekspozitën, është takuar me miq të vjetër piktore, teksa theskoi se Vlora nuk është vetëm një qytet turistik, por një qytet me kapacitete historike e kulturore , për të cilat do të ketë vemendjen e merituar.“Pata mundësinë të takoja dhe disa nga legjendat e pikturës vlonjate që janë të pavdekshëm në llojin e tyre dhe në studio e të cilëve kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të mbledh kujtimet më të mira të fëmijërisë time. Ne jemi të vetëdishëm se ka nevojë për më shumë. Në sezonin dhe sezonet e ardhshme kultura do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare”, u shpreh Rama.Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre ditë rradhazi, në galerinë e arteve të qyetit bregdetar.