Shkodër, atentati me snajper nga muret e Kalasë, policia: Hakmarrje për një vrasje të vjetër

Shkodër- Policia dyshon se atentati me snajper ngfa muret e kalasë "Rozafa" i ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër,  ku mbetën të plagosur 2 persona,  ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 6 qershor në lagjen Bahçallëk, ku u vra Enver BarbullushiSipas burimeve nga policia objektiv i atentatit të mbetur në tentativë të ndodhur rreth orës 19:00, të së dielës e 10 gushtit, në lagjen “Ajasem” të Shkodrës,nuk ka qenë 40 vjeçari Sadetin Lohja, por Xhabir Shega, i zoti i shtëpisë ku ndodhi plagosja.Xhabir Shega ka marrë plagë të lehtë në krah dhe nuk është paraqitur në urgjencën e spitalit, por ka marrë mjekimin në banesë. Ndërsa Sadetin Lohja ndodhet në gjëndje kritike për jetën  në spitalin e Shkodrës.Pista e hetimit vrasja e Enver Barbullushit, më 6 qershor 2014Atentatorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjës. Ndërsa policia  ka nisur hetime në lidhje vrasjen e kryer një muaj më parë në lagjen "Bahçallek" të Shkodrës ku mbeti i vrarë Enver Barbullushi si dhe të plagosur Samet Barbullushi dhe Nezir Shega djali i xhaxhait të Xhabir Shegës.Nga burime policore mësohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë 50 vjecari Xhabir Shega, por po punohet per zbardhjen e plote te saj.Si iu shmang atentatit Xhabir ShegaNga sa mësohet Sadetin Lohja ka qenë në shtëpinë e Xhabir Shegës në lagjen Ajasem dhe në momentin kur po dilte nga shtëpia e tij është qëlluar duke marrë plagë të rënda në gjoks, gjithashtu është qëlluar edhe Xhabir Shega por duke dëgjuar të shtënën e parë ka mundur të shmanget duke i shpëtuar plumbave.  Policia mësoi për plagosjen e 50 vjeçarit vetëm pasi shkoi në banesë për të kryer veprimet hetimore. Dyshohet se atentatorët kanë ngatërruar objektiv duke menduar se Sadetini ishte Xhabir Shega.Si u raportua plagosja e Sadetin Lohjes dje pasditePlagosja e Sadetin Lohjes, në Shkodër u raportua vetëm 2 orë pas vrasjes ne Vlorë ditën e djeshme.Sadetin Lohja, banor i lagjes "Bahçallek" kishte shkuar si vizitor në banesën e Shegës,në lagjen “Ajasem”.Ekspertët kriminalistë që mbërritën në vendin e ngjarjes, duke iu referuar specifikave të zonës, dyshojnë se Lohja u qëllua me një snajper nga mali poshtë kalasë "Rozafa".Por ndërsa ka dyshime për pozicionin nga erdhën plumbat, policia në vendngjarje nuk ka arritur të sigurojë asnjë provë.40-vjeçari pas sulmit u dërgua me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, nga ku bluzat e bardha thonë se ndodhet në gjendje kritike për jetën.Policia lokale thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e atentatit dhe motivet që fshihen pas tij.shkoder-plagosja-me-sniper(Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja me snajper, dhe shtëpia ku u plagos Sadetin Lohje(me rreth të kuq))Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter