Logu i Bjeshkëve, mes bukurisë së femrës dhe natyrës

Për të 16 vit radhazi, mes bukurisë së Alpeve shqiptare, në fshatin Lëpushë të Komunës Kelmend u zgjodh më e bukura e bjeshkëve. Bashkëpunimi i komunës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit bëri që edhe sivjet banorëve të kësaj zone si dhe mysafirëve të shumtë nga Kosova, Mali i zi e Diaspora të mos i mungojë aktiviteti festiv "Logu i Bjeshkëve 2014"."Logu i Bjeshkëve" tashmë është kthyer në një prej festave më origjinale dhe tradicionale ne Shqipëri. Vajza të stolisura me veshje popullore, xhubleta si veshja shekullore, ornamente karakteristike të zonës, stoli, etj konkurrojnë njëra-tjetrën për të rrëmbyer fronin e bukurisë.Ky aktivitet ka si synim jo vetëm nxjerrjen në pah të bukurisë së malësoreve, por edhe promovimin e turizmit dhe prezantimin e vlerave më të mira të zonës.“Kjo spunton e ka pas nga një traditë e hershme që ka ekzistuar në këtë zonë të cilën në logun e kishave, nuset e reja kur janë martuar, pas meshës janë ekspozuar dhe njerëzit kanë parë se cila nuse ka ardhur më e mira në këtë fshat”, u shpreh kryetari i Komunës Kelmend, Gjeto Dukaj.Deputeti Mark Frroku duke vlerësuar organizimin, u ndal tek rëndësia që kanë investimet e qeverisë por edhe inisiativat private për të ri-populluar këto zona.“Gjatë rrugës që erdha nga Tirana për këtu pashë gjithë këto bukuri magjepësese që ka Shqipëria, qe të huajt dhe shqiptarët kanë filluar t’i prekin me dorë po ashtu edhe qeveritë kanë filluar të bëjnë një punë të mirë, dhe kjo qeveri do bëjë një punë të mirë, sepse ato punë që kanë ngelur në mes të rrugës do t’i cojmë deri në fund”, tha deputeti i PKDSH Mark Frroku.Përveç banorëve të Kelmendit e turisteve, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadorja e Çekise Bronislava Tomášová., deputetë të parlamentit shqiptar, drejtues vendore dhe personalitet të artit e kulturës. Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme.Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Dikur kjo ditë logu kishte karakter fetar ku në Malësi njihej si festa e bjeshkatarëve, ndaj kjo festë ka marr emrin "Logu i Bjeshkeve".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter