Konstatohen shkelje, anulohen 22 licenca peshkimi dhe 45 kontrata për tokat bujqësore
Tiranë- Nisin procedurat për anullimin e 22 licensave të peshkimit detar, ujërave të brendshme dhe akuakulturës, si dhe anullimin e 45 kontratave për tokat bujqësore.Urdhri është dhënë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, pasi gjatë verifikimeve të task-forcës së ngritur nga ky institucion janë konstatuar probleme si me procedurat e dhënies së licencave të peshkimit dhe lidhjes së kontratave për tokat bujqësore, ashtu edhe me zbatueshmërinë e tyre.Grupi i task-forcës për verifikimin e procedurave që janë ndjekur për dhënien e licensave të peshkimit si dhe për verifikimin e procedurave për lidhjen e kontratave për tokat bujqësore në të gjithë territorin e vendit u ngrit me urdhër të vetë kreut të Bujqësisë, Edmond Panariti.Një tjetër detyrë e grupit Task-Force ka qenë edhe verifikimi I zbatueshmërisë së kushteve që përmbajnë licensat e peshkimit dhe kontratat e tokave bujqësore.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter