Vera e varfër në Itali, 30 milionë italianë pa pushime

Kriza ekonomike po jep efektet e saj në shumë drejtime në Itali. Janë 30 milionë italianë të cilet do ti kalojnë pushimet në shtëpi, për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërkohë 28 milionë të tjerë tashmë kanë bërë rezervimet përkatëse për të pushuar në muajin gusht. Sipas një studimi të agjensicë Federalberghi, arsyeja se pse 58 për qind e italianeve nuk do të shkojnë me pushime, janë thujse të gjitha ekonomike. Nga 28 milionë që do të bëjnë pushime, një pjesë e mirë do t’i kalojnë jashtë kufijve italiane, por krahasuar me 2011 numri mbetet shumë i ulët, pasi gushti i atij viti shënoi 33,2 milionë. Por përpos faktorëve ekonomike, edhe moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka influencuar shumë në vendimet e pushuesve italianë.Disa prej tyre kanë preferuar të largohen nga Italia pikërisht për shkak të motit të keq që ka shoqëruar vendin gjatë gjithë qershorit dhe korrikut.Kujtojmë se Milano është përmbytur 3 here deri tani, duke shkuar në gjendje emergjente, ndërkohë që rajoni i fundit i goditur rëndë ishte Toskana, ku veçanërisht Livorno mbeti disa ditë i pushtuar nga shiu. Pra në këto kushte, java e parë e gushtit parashikohet të mbushë plot aeroportet dhe të lërë bosh autostradat italiane.Kurse ata që kanë vendosur të qendrojnë në shtëpi, mbase do tja lejonë vetes një fundjavë në bregdetin italian, por më së shumti dita e tyre do të nisë dhe do të përfundojë në kafenenë e lagjes, me një korneto dhe kafe. Ekonomia italiane është goditur fort nga recesioni, ku dje u raportua se papunësia tek të rinjte ishte më e larta në muajin korrik në 37 vitet e fundit. Një ndër prioritet e qeverisë Mateo Renzi është pikërisht hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja ekonomike. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv nw Facebook dhe në TwitterOra News.tv