Shkodër, ndahen me sforco 19 banesa për të pastrehët, peng nga 2009-a
Shkodër - Në një mbledhje që ka zgjatur pak minuta dhe me pjesmarrjen minimale të këshilltarëve, ku në minutat e fundit u plotësua kuorumi, këshilli i bashkisë Shkodër ka miratuar listën me 19 familje që përfituan strehim në banesa me kosto të ulët dhe me pagesë në dorë të parave.Miratimi i listës u bë pas shkresës së dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave, që kërkonte përfundimin e kësaj procedure brënda datës 15 gusht 2014.Por nuk munguan as kritikat e këshilltarëve lidhur me kryerjen e procedurave në minutat e fundit apo edhe për mungesën e drejtuesve të bashkisë Shkodër.Që në vitin 2009, Enti Kombëtar i Banesave ka ndërtuar në Shkodër një ndërtesë me 35 apartamente, 19 prej të cilave janë ende në shitje. Nga miratimi i listës së kësaj të enjte në total ishin 25 familje përfituese, por 19 prej tyre plotësuan kriterin e pagesës në dorë të parave. Në Shkodër, në pritje të një banese me statusin e të pastrehit, janë mbi 200 familje, që rezultojnë në qiell të hapur.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter