Luan Rama: Njehsimi i gjuhës shqipe, ide antikombëtare - cenon sigurinë e vendit
Tiranë – Deputeti i LSI-së Luan Rama e ka konsideruar njehsimin e gjuhës shqipe si një ide antikombëtare që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Njehsimi i gjuhës shqipe, sipas tij, krijimi i një gjuhe tjetër shqipe, vë në dyshim dhe dyzon, vetë shqiptarët. Në këtë këndvshtrim, Rama e ka vlerësuar sot në Kuvend si mjaft të rëndësishëm, miratimin e projekligjit për sigurinë kombëtare, pasi ky dokument garanton interesat kombëtare të Shqipërisë.“Ne nuk duhet të harrojmë, - theksoi Rama sot në Kuvend, - se në kushtet e presionit të brendshëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe atij të jashtëm për ta humbur, shqiptarët konservuan një shtresë të mesme instrumentash qëndrese, vetadministrim dhe gjuhën. Veç të tjerash, orientimi tek vlera kombëtare e gjuhës bëhet më i qënësishëm kur shohim se prej kohësh është hapur debati antikombëtar për vlerësimin tim, për domosdoshmërinë ose jo të gjuhës së njehsuar kombëtare. Ka nga ata që kanë hedhur idenë të krijojnë një gjuhë tjetër shqipe. Dikush mund të pyesë se ç’lidhje ka gjuha me sigurinë kombëtare. Të dyshosh apo të dyzosh një gjuhë do të thotë as më pak as më shumë, të dyzosh dhe të dyshoh mbartësit e saj, njerëzit, popullin, kombin. Prandaj, - nënvizoi Rama, - “është i rëndësishëm miratimi i këtij dokumenti, pasi ai detyron, gjë që nuk ka ndodhur deri tani në të gjitha institucionet e tjera, të marrin dhe të përmbushin përgjegjësi të interesit kombëtare si kusht për të garantuar sigurinë kombëtare.”armanda shtëmbari/Oranews.tv