PD: Rama i bleu votat Frrokut duke zhdukur dëshmitarin kyç të vrasjes së Dritan Lamajt

Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar zhdukjen e dëshmitarit kyç që implikon Arben Frrokun në vrasjen e Lamajt është arratisur më urdhër të Ramës dhe për këtë ai e quan një arratisje qeveritare.Në një postim në rrjetin social facebook, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se në këtë mënyrë ka blërë votën e vëllait të të akuzuarit, deputetit Frroku.Ja se çfarë shkruan Berisha në Fb në orën 17:15"Kesaj i thone arratisje spektakolare, arratisje qeveritare!Te dashur miq, sot deshmitari i vetem qe kishte pare me sy vrasesin e komisarit te Policise Dritan Lamaj dhe qe ishte nen ruajtjen e rrepte te Policise, me urdher te Rames u arratis. Ne kete menyre Rama bleu per neser voten e vellait te te akuzuarit, deputetit Frroku.Jave me pare, te derguarit e Rames i premtuan gjykatesit voten per ne Gjykaten e Larte ne rast se do te lironte vellain e deputetit Frroku si te pafajshem. Por gjykatesi nuk pranoi oferten, ndaj dhe Rama u detyrua te organizoje apo urdheroje arratisjen qeveritare, spektakolare. Rama luan shah me krimin dhe vrasje.t"

Në lidhje më këtë çështje reagoi edhe zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, e cila denoncon manipulimin e procesit gjyqësor për vrasje, për pazaret e fundit politikePD: Rama i dhuron Frrokut humbjen e dëshmitaritSot u zbulua torta e ditëlindjes së deputetit Frroku që e mbajti atë larg seancës së kuvendit të enjten e shkuar.Torta u shërbye, dhe ishte humbja e kontakteve të policisë me dëshmitarin kyc në procesin e vëllait të deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e oficerit të lartë të policisë.Kjo ishte dhurata e Kryeministrit.Humbja e kontakteve të dëshmitarit kyq, me Statusin I Mbrojtur nga Policia e Shtetit , është skandal i përmasave të jashtëzakonshme.Eshtë instalimi në praktikë i metodave mafioze, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe Kryeministrin e vendit.Partia Demokratike e denoncon këtë akt të pastër të vënies së institucioneve të shtetit në shërbim të interesave kriminale të klaneve të pushtetit.Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë para ligjit përgjegjësit dhe këdo që është përfshirë në këtë pazar politik, në kurriz të ligjit, në kurriz të drejtësisë.Kryeministri Edi Rama, u faktua sot para gjithë shqiptarëve se është gati të shkelë ligjin, dhe të manipulojë një proces gjyqësor për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë, vetëm e vetëm për të ruajtur karriken e tij.Nëse ky skenar do të shkojë deri në fund, sic janë të gjitha gjasat, ky është në të vërtetë fundi i shtetit ligjor në vend.