Nëntë vjeçari nga Afrika martohet me 62-vjeçaren
Nëntë vjeçari Saneie Masilela nga Afrika e Jugut, tashmë është dhëndri më i ri në botë, pasi për të dytën herë është martuar me 62-vjeçaren Helen Shabangu.I veshur me kostum dhëndërie, 9-vjeçari Saneie lidhi kurorë me bashkëshorten Helen në një ceremoni përpara 100 dasmorëve.Por fshatarët e fshatit Mpumalanga në Afrikën e Jugut e përshkruajnë këtë event si të ‘pështirë’.Ndërsa nëntë vjeçari shprehet “Ndihem shumë i lumtur që u martova më Helen dhe jam shumë i gëzuar që martesa jonë u bë zyrtare. Kur të jem më i rritur do martohem më një grua të moshës time, zgjodha Helen sepse e dashuroj”.Ndërkohë Helen shprehet se “E gjitha kjo është për t’i bërë qejfin Sanele-s, pasi ai kur të rritet do të martohet me një vajzë të moshës së tij, dhe se pas ceremonisë gjithçka do të kthehet në normalitet”.Helen është e martuar më 66-vjeçarin Alfred Shabangu me të cilin ka edhe 5 fëmijë.