21 janari, kallëzim penal Burgaj e Kuliçajt, refuzuan arrestimin e ish krerëve të Gardës
Policia e Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-Drejtorin e Përgjithshmë të Policisë Hysni Burgaj dhe ish numrin dy të policisë Agron Kuliçaj.Mbi dy ish drejtuesit e lartë të policisë është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama në 21 janar, për arrestimin e ish-drejtuesve të Gardës së Republikës.Me këtë kallëzim rikthehet dhe njëherë debati i nxehtë i asaj kohë, ku policia nuk zbatoi urdhërin e Prokurorisë për arrestimin e zinxhirit drejtues të Gardës së Republikës, ndër ta dhe gjeneral Ndrea Prendi.Lajmi është konfirmuar nga drejtues të policisë së shtetit, ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës sipas kallëzimit është bërë pas ngjarjeve të 21 janarit. Policia refuzoi arrestimin e 6 zyrtarëve të gardës, pas 4 vrasjeve të ndodhura në bulevard.Këto urdhëra u lëshuan 48 orë pas ngjarjes, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues dhe u plagosen disa të tjerë nga plumbat e efektivëve të Gardës së Republikës. Gjithashtu, në kallëzimin e tyre policia kërkon të hetohen edhe ata prokurorë të cilët nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtarët e policisë për mos zbatimin e urdhërit për arrestimin e gardistëve.Arsyetimi i dhënë në atë kohë nga policia, për mos zbatimin e këtyre urdhërave ka qenë fakti se në shkresat e dërguara nga prokuroria ka gabime drejtëshkrimore dhe lapsuse në urdhërat e arrestimit. Këto urdhëra, pavarësisht kërkesës së përsëritur të prokurorisë për tu zbatuar, nuk u ekzekutuan nga policia.Një javë më pas, pas negociatave me ambasadën amerikane, policia shoqëroi drejtuesit e gardës në prokurori ku u morën në pyetje për disa orë dhe më pas disa prej tyre u arrestuan.Policia ka shoqëruar kallëzimin me të gjitha shkresat materiale dhe korespodencën e mbajtur në atë kohë mes policisë dhe prokurorisë për ngjarjen në fjalë.