Burrel, banorët e një fshati të izoluar prej vitesh, nuk ka rrugë as për të vdekurit, do bllokojmë komunën
Banorët e fshatit Batër e Madhe në Komunën Komsi të rrethit të Matit vuajnë prej kohësh mun gesën e një rruge. Edhe pse është vetëm 7 km larg qytetit të Burrelit për të shkuar deri aty harxhon kohë sa për të përshkuar 50 kilometra.Sipas banorëve, dy banorë të këtij fshati kanë humbur jetën për shkak të mungesës së rrugës për transport të shpejtë drejt spitalit të Burrelit, madje edhe të vdekurit duhet t'i transportojnë me krahë. Banorët paralajmërojnë se në rast moszgjidhje të problemit të tyre, ata kërcënojnë me bllokimin e komunës.“Jemi të harruar nga të dyja qeveritë, si nga e majta si nga e djathta. Vijnë gjatë kohës së fushatës, por tani nuk duket asnjë. Përfaqësuesit e pushteti lokal vijnë bëjnë mbledhjet deri në pjesën ku është asfalti, në një kohë që këtu janë tre lagje. Përgjigja e tyre është se fshati është deri në atë pjesë të asfaltuar”, tha një banor.“Ne i trasportojmë të vdekurit në krahë, edhe materialet në krahë”, tha një tjetër banor.Banorët thanë gjithashtu se fshati nuk ka mundësi të zhvillohet për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Sipas tyre në 24 vite janë dhënë premtime boshe dhe asnjë nuk është munduar të rregullojë rrugën edhe pse janë zgjedhur me votën e popullit.