Lushnje, Panariti: Bujqësia, kryefjala e zhvillimit "mbështesim sipërmarrjet e huaja, vende të reja pune"
Lushnje - Bujqësia duhet parë si sektor prioritar pasi po njeh vetem rritje nË prodhim. Deklarata vjen nga Ministri I Bujqeësisë, Edmond Panariti, i cili vizitoi nga afër nisjen e punimeve në një sipërmarrje private italo-shqiptare, e cila do të prodhojë luleshtrydhe.Ministri ka theksuar se qeveria shqiptare do të mbështesë ngritjen e këtyre sipërmarrjeve që synojnë futjen e bujqësisë në suazën e modernizimit dhe perfeksionimit.“Bëhet fjalë për një kulturë e cila është provuar se është e suksesshme, sidomos në këtë zonë, ka një treg të garantuar. Sfida jonë është të krijojmë një zinxhirë vlerash, që fillon që nga kultivimi, zhvillimi i bimës, paketimi, ambalazhimi dhe deri tek destinacioni që është eksporti. Këtu do të krijohen mundësi punësimi edhe për fermerët” – tha Panariti.Për qeverinë , bujqesia duhet parë si sektor prioritar pasi po njeh vetem rritje në prodhim. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, duke vizituar nisjen e punimeve në një sipërmarrje private italo-shqiptare, e cila do të prodhojë luleshtrydhe, ka theksuar se qeveria shqiptare do të mbështesë ngritjen e këtyre sipërmarrjeve që synojne futjen e bujqësisë në suazen e modernizimit dhe perfeksionimit.Janë mbi 300 hektarë tokë shtetërore që i janë dhënë me qera kësaj sipërmarrjeje e cila do të implementojë në terren fjalën e fundit të teknologjisë bashkëkohore në prodhimin e luleshtrydhes. perveç punonjësve të përhershëm, në sezonin e vjeljeve, punësohen mbi 200 punonjës shtesë në këtë sipërmarrje.m.p/Oranews.tv