Në komisione diskutohet pr/ligji i ri për PAK, kalon ai për ish - të përndjekurit

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj si dhe zv.ministrja, Bardhylka Kospiri u shprehen për ngritjen e një komisioni multidisiplinor, për përcaktimin e shkallës së Personave me Aftësi të Kufizuara.Të pranishëm në Komisionin e Çështjeve Sociale ata thanë se me ndryshimet e reja ligjore mënjanohen rastet abuzive, ndërsa zgjerohet dhe gama e kategorive përfituese.“ Eshtë reformë shumë e madhe por ekspertët po na sjellin vazhdimisht informacionin dhe ne duhet të marrim gradualisht vendimet. Komisioni duhet të jetë i përhershëm, që ata mjekë të mos kenë asnjë detyrë tjetër”, tha Kospiri.Ndërkohë Komisionerja e Avokatit të popullit, reagoi në lidhje me konfliktin e krijuar mes qeverisë dhe shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, për të cilën ministri Veliaj i personifikoi si "minoritet i zhurmshëm".“Në vend që të qepim 100 ligje për 100 statuse, po themi ky është ligji kuadër, secili do vlerësohet sipas aftësisë së kufizuar që ka. Për herë të parë po futen disa grupe që ishin lënë në harresë. Nuk po kërkojmë fonde shtesë, po kërkojmë që të disiplinojmë këto që kemi dhe të sigurohemi që të bëjmë sa më  mirë me këtë që kemi”, tha Veliaj.Pr.ligji "për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara" u miratua në tërësi, ndërsa anëtaret votuan nen për nen ndryshimet dhe shtesat , për ligjin e "dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist".