Kreu i PD Lezhë, Marku: Shmangie nga konfliktet e padobishme, më afër problemeve të qytetarëve

Lezhë - Nuk do të bëhemi pjesë e konflikteve të padobishme politike, por do të jemi një opozitë që denoncon çdo problematikë me të cilën ndeshen qytetarët e Lezhës. Ky është reagimi i parë publik i Paulin Markut pas zgjedhjes si kreu i demokratëve të Lezhës.“Opozita në Lezhë do të jetë shumë e fuqishme, shumë aktive dhe shumë reale. Unë nuk jam pjesë e përplasjes së konflikteve politike fizike. Unë jam pjesë e një programi, e një vizioni, me të cilën do të bashkëpunoj me stafin tim, me kryesinë e Partisë Demokratike, për të ndërtuar një program aktual, për të shërbyer me program dhe me vizion për të ardhmen e qytetarëve”-tha Marku.Ndonëse janë prej një viti në opozitë, demokratët e Lezhës nuk kanë qënë prezent në prezantimin e shqetësimeve me të cilat përballen qytetarët, por zgjedhjet e reja brenda kësaj force politike, pritet që të nxisin një frymë ndryshe reagimi. m.p/Oranews.tv