Tahiri: Kush largohet nga policia më shumë se 2 vjet nuk kthehet më

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në nisjen e sezonit të Akademisë së Policisë duke iu referuar ligjit të ri pë Policinë e Shtetit tha se me këtë ligj kush largohet më shumë se 2 vjet nga shërbimi policor, nuk kthehet më në polici."Për ju sot fillon një ndryshim radikal i jetës, për të marrë misionin sublime të Policisë së Shtetit. Sot merrni barrën për të ndërtuar një shoqëri pa frikë, një shoqëri ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë. Të punosh në Polici nuk është të jesh në punë si çdo punë dhe fatkeqësisht kështu ka qenë deri sot. Tani nuk është më kështu, Ju duhet të kuptoni se të shërbesh në Policinë e Shtetit kërkon shpirt misionari, vullnet të hekurt për ti rezistuar tundimit të paligjshmërisë dhe shpirt skuadre dhe sakrifice për të luftuar të keqen. Për këtë aryse ligji për Policinë e Shtetit kemi përcaktuar rekrutimin e shërbimin në policinë e shtetit si punë mbi punët duke përjashtuar çdo mundësi që ne policinë e shtetit  të hysh e të dalësh sipas qejfit apo akoma më keq sipas mandateve qeverisëse. Me ligjin e ri ata që largohen më shumë se 2 vjet nga policia nuk kthehen më, sepse ata që shërbejnë në polici duhet ta bëjnë si detyre të shenjtë dhe jo si trampolinë apo me kohë të pjesshme", tha Tahiri.Tahiri: Policia e Shtetit duhet të jetë me e fortë se krimi"Nuk janë të lehta ditët që vijnë më pas, janë një test për tu përgatitur fizikisht dhe mendërisht që nesër policia e shtetit të jetë realisht më e fortë se krimi. Për ne është e papranueshme që niveli arsimor i Policisë së Shtetit të jetë më i ulët se mesatarja e shoqërisë. Për këtë arsye kemi parashikuar me ligjin e ri ngritjen të një institucioni dhe kurrikula moderne dhe përgatitje intensive prej të cilëve do të dalin specilistë të lartë të hetimit të krimit."Tahiri: Lufta kundër krimit jo me mediokritet por me forcën e mednjes"Lufta kundër krimit nuk bëhet me mediokritet, por me forcën e mendjen në radhë të parë për t'i ardhur radha forcës së muskujve, prandaj duhet të studioni shumë për të bërë diferencën jo vetëm mes jush dhe botës së paligjshmërisë por për të bërë diferencën e atyre që do gjeni në Polici."Tahiri-studentëve: I hytë kësaj rruge për t'i shërbyer qytetarëveSaimir Tahiri iu drejtua studentëve të rinj të Akademisë së Policisë se ata i kanë hyrë kësaj rruge për t'i shërbyer qytetarëve dhe të bëhen zëdhënës të ligjit."Janë ende të pakta denoncimet e policise për kolegët e tyre dhe ata që heshtin duke lejuar kolegun të korruptohet kanë përlyer veten me një damkë.Luftën kundër korrupsionit e garantoni ju. Mbi të gjitha keni hyrë në rrugën për t'i shërbyer qytetarëve, duhet të silleni si zëdhënës të ligjit.Ka shumë rëndësi të ndryshojmë mendësine e punonjësit të policisë, kur duhet të ndëshkoni paligjshmërin", iu drejtua Tahiri.Rama: Lufta ndaj krimit është në vazhdimNdërsa Kryeministri Rama në nisjen e sezonit të ri të Akademisë së Policisë përpara studentëve të rinj, ka deklaruar se lufta ndaj krimit nuk mbaron, ajo është e vazhdueshme."Lufta ndaj krimit dhe për të vendosur rendin ligjor është një luftë që nuk mbaron as shpejt dhe nuk mbaron ndonjëherë, por është një luftë që ja vlen të bëhet cdo ditë dhe cdo hap në rrugën e duhur nuk duhet ta harrojmë që është një hap për ta pasur më të mbrojtur dhe më të mirëqëene vendin tone dhe popullin tonë", tha Rama.Rama iu drejtua studentëve të Akademisë së Policisë se transformimi i Policisë së Shtetit fillon nga ky oborr.“Transformimi i policisë së shtetit fillon nga ky oborr dhe marrëdhëniet mes jush dhe pedagogëve. Ligji i ri për policvinë e shteti përbën një hap të rëndësishëm për të pasur një polici shteti ku karriera të jetë e sigurt dhe rruga për në karrierë garantohet nga rezultatet.”Rama: Pa punën e burrave dhe grave në polici nuk do t'ia kishim dalë të godisnim farën e keqe të Lazaratit"Nga ana tjetër pa asnjë dyshim Policia e Shtetit ka plot burra e gra që jo vetëm meritojnë respektin tuaj dhe mirënjohjen tuaj, por janë për ju burim frymëzimi dhe eksperience sepse për ndryshe Policia e Shteti nuk do tja kishte dalë të shkulte farën e keqe qe për vite të tëra kishte mbirë dhe i kishte mbirë në sy Shqipërisë duke dëmtuar ndërkomëtarisht pamjen e saj në Republikën e Drogës së Lazaratit sepse përndryshe nuk do të ishte bërë e mundur që forca goditëse kundër trafiqeve të ishtë rritur kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër."