Reforma e pensioneve, Veliaj para "Ekonomise": Eshtë imediate

Rëndësia që mbart "pr/ligji për sigurimet shoqërore", ka bërë që  Ministri i Mirqënies Socilale, Erion Veliaj, prezantimin para Komsionit të Ekonomisë  ta bejë në mënyrë të detajuar.Sipas tij reformimi i skemës së pensioneve ishte imediate, pasi vendi po shkonte në një krizë sociale.Veliaj,  sqaroi se skema e re e pensioneve synon që të minimizojë diferencën e shpenzimeve me të ardhurat  nga kontributet shoqërore, duke ulur barrën e buxhetit të shtetit që sot subvencionon rreth 430 milionë dollarë në vit."Propozimi që ne kemi miratuar është propozimi 55 vjeç, për të hyrë në fuqi me datën 1 janar të vitit 2015-të. Ne duhet të krijojmë një sistem me këto formula, që të inkurajohet dhe të shpërblehet sjellja e mirë qytetare, e atij që punon, atij që paguan taksa, sigurime, etj. Unë gjykoj se formulat janë konceptuar të tilla, që kush është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor, të shpërblehet. Kush kërkon të jetojë me ndihmë ekonomike, ky shtet nuk do ta braktisë, por nuk mund të lejojmë formula të cilat lejojnë hapësira për abuzim. Dy misione ka pasur kjo reformë, e para ti bëjë pensionet më dinjitoze dhe e bëmë, e dyta ta shpëtojë skemën nga falimentimi dhe e bëmë. Nëse ky komision është gati që vitin tjetër të propozojë subvencionin 500 milion dollarë, ne patjetër mund të japim dhe ne bonuse si në Suedi, por gjykoj se nuk e kemi këtë luks." tha Veliaj.Ai garantoi se personat që kanë dalë në pension me ligjin e vjetër, nuk do të humbasin asnjë të drejtë, madje ndër vite do të perfitojnë rritje në bazë të indeksit.Rritja e kontributeve shoqërore do të prekë zonat rurale dhe të vetëpunësuarit deri në kohën që masa e kontributeve në fshat me ato të qytetave të jenë të përaferta.Gjithashtu personat që duan të punojnë edhe pasi kanë mbushur moshën e pensionit dhe kanë plotesuar dhe vitet e kontributeve do të vleresohen me shtesë pensioni deri ne 6% çdo vit.Sistem unitar Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se skema e re parashikon një sistem unitar të llogaritjes së pensioneve sikurse theksoi se do të parashikohen rritje të pensioneve edhe për pensionistët që tashmë janë në skemën aktuale.“Neni 88 i ligjit thotë "që të drejtat e fituara nuk preken", pra, kush i ka fituar këto të drejta pavarsisht skemës, nuk i preken. E vetmja mënyrë që do të preken është duke rritur pensionet me anë të indeksimit. Kjo do të thotë siç bëmë këtë vit, ku edhe pse inflacioni ishtë 1.6 ne i rritëm pensionet me 2%, kështu do të vazhdojmë dhe në vitet e tjera.Pra, do të parashikojmë rritje të pensioneve për të gjithë ata që janë në skemën aktuale. Profesionet e veçanta , përfshirë këtu naftëtarët dhe minatorët, do të sjellim ligjin për këto profesione, për të cilët në shtator-tetor do të propozojmë vendimin e Këshillit Kombëtar të Punës duke qënë se ne jemi, duke qënë se ka vlerë vertëm konsultative për parlamentin.Unë gjykoj që të unifikojmë një praktikë, ku inkurajojmë kthimin në punë të njerëzve, pikërisht sepse ka shumë njerëz që punojnë në të zezë. Formula është e tillë që të inkurajojë vite të plota të punës dhe paga sa më reale. Në këtë sens është më i madh interesi që ti deklarojmë pagat reale, sepse do të përfitojnë në moshë të thyer, do të përfitojnë kur të sëmuren, do të përfitojnë kur të ngelen shtatzënë. Jemi futur në një terren të panegociushëm kur vjen puna për të proçeduar një standart që po e rrespektojmë si të gjitha vendet e tjera”- tha Veliaj.