Ksamil, fluksi turistik të kënaq syrin, por edhe pushuesit ndihen të kënaqur
Ksamil-Sezoni turistik në qytezën e Ksamilit, është në pikun e vet dhe kudo të sheh syri plazhe plot, shezlone të zënë dhe brigje të populluara me pushues.Që qyteza e Ksamilit vazhdon të lakmohet nga turistët vendas kryesisht, por edhe nga ata të huaj, ky është një fakt dhe realitet që dëshmohet vitet e fundit në çdo sezon veror.Por çfarë mendojnë pushuesit në të gjithë këtë situatë. A ndihen ata të kënaqur me kushtet dhe shërbimet që marrin në qytezën e Ksamilit?I riu shqiptar që banon prej vitesh në Suedi thotë se: “Koha, plazhi, pushimet janë shumë mirë këtu. Nuk nguroj të them që këtu çdo gjë është e mirë. Më pëlqen ky vend. Edhe për turisten që vjen për herë të parë në këtë vend, Ksamili i pëlqen shumë, ky vend i pëlqen shumë, më pëlqejnë shumë edhe njerëzit janë shumë miqësorë por edhe hoteli është shumë i mirë.”Megjithatë një gjë është e sigurt, ajo se në këto ditë të nxehta korriku qyteza e Ksamilit është një destinacion i këndshëm, ku gjen plazhe të bukura dhe ujëra të kthjellët kristal, ku rrallë se i gjen kund tjetër.