Skandal me çmimin e tokës në kryeqytet, një pronë në Laprakë kushton njësoj si në ish-bllok

Harta e re e çmimit të tokës në Tiranë është një skandal për mënyrën se si janë vlerësuar zonat e pasura dhe ato më pak të pasura të Tiranës. Ministria e drejtësisë ka përgatitur hartën e re të çmimeve të trojeve për vitin 2013.Në draftin e përgatitur dhe shpërndarë përmendim nga kjo ministri, bie në sy shproporcionimi i çmimeve të reja në raport me çmimet e viteve më parë sipas zonave.Kështu, çmimet e reja në zonat kadastrale të kryeqytetit me numer 8150, 8160, 8270,8350, 8360, 8370 dhe 8380 të cilat përkojnë me qendrën e Tiranës, nga 120 mijë lekë të reja për katror që ishin deri vitin e kaluar, tani janë bërë 34.339 lekë për metër katror.Pra çmimi në qendër të kryeqytetit është ulur me 3 herë më pak.Nderkohë absurdi qëndron me periferinë, ose Bathoret e kryeqytetit, ku çmimi është dyfishuar në rritje. Kështu, cmimi i tojeve është rritur në raport me vitin e kaluar në Tufinë, qe i përket zonës kadastrale 8110, në Babrru zona 8120, tek ‘Shkolla e Bashkuar’ 8130 dhe në Porcelan,zona 8170.Ndryshe nga qendra e Tiranës ku çmimi është ulur me 3 herë, ka ndodhur me ‘Kodër Kamzën’ zona 8320, ku çmimi i parashikuar për këtë vit do të jetë më i lartë nga çmimi i vitit të kaluar.Nuk ka ende një shpjegim çfarë e ka rritur çmimin në periferinë e kryeqytetit, ose në zonat e varfra dhe të keqzhvilluara, pasi ulja e çmimit në qendër argumentohet me rënien e fuqisë blerëse apo bllokimin të ndertimeve të reja. Por a ka logjikë që rënia e fuqisë blerëse në zemër të Tiranës së zhvilluar të shoqërohet me rritjen e çmimit në zonat e keqzhvilluara dhe pa infrastruckturë?Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet vetëm Ministria e Drejtësisë që ka përgatitur këtë draft çmimesh të reja.Harta e re e çmimit të tokës në Tiranëtrualliiii 

Çmimi i Tokes Ne Tirane_001