PBDNJ i thotë "Jo" Hartës së re të Shqipërisë, Dule: Zgjon konfliktet "e fjetura" në Himarë
Tirane-Aleati i mazhorancës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i ka thënë një "jo" të madhe variantit përfundimtar të qeverisë me 61 njësi vendore, për ndarjen administrativo-territoriale.Sipas Vangjel Dules, ndarja e re shkel të drejtat e minoritetit dhe tenton të prish ekuilibra historike duke krijuar probleme aty ku nuk ka. PBDNJ e quan të papranueshme variantin final të hartës“Nga të dhënat e deritanishme reforma orientohet në devijime substanciale nga këto parime dhe strandarde në shkelje flagrante të të drejtave themelore. Ndërkohë nën ankthin e garantimit të aritmetikës së cilësuar parlamentar që kërkohet nga një ligjëvënie e tillë kësaj reforme i faturohen së fundmi edhe elemente të spitakura klienteliste dhe elektorale. Himara rasti më i spikatur. Po tentohet të trajtohet me qëllime të mbrapshta, të prishen ekuilibra historike e të krijohen probleme aty ku nuk ka. Me ndarjen e re po tentohet të shkelen të drejta themelore dhe po trazohen me qëllime të mbrapshta historike, dhe të krijohen probleme aty ku nuk ka. Nëse ky do të jetë produkti përfundimtar do të jetë e pavotueshme dhe e papranueshme” tha Dule përmes një deklarate për shtyp nga selia e PBDNJ-së.Kreu i PBDNJ-së i bëri thirrje publike Ramës të mos e privojë reformën madhore dhe strategjike nga parimet, standardet, serioziteti dhe fryma evropiane.Nëqoftese ky variant miratohet, PBDNJ, zgjidhjen do ta kerkojë në Gjykatën Kushtetuese.Deklarata e plotë e PBDNJPartia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut eshte shprehur pa ekuivoke ne favor te nje reforme administrative-territoriale, si domosdoshmeri ne kuadrin e perafrimit dinamik te vendit tone me realitetet europiane edhe ne kete aspekt.Ne sherbim te ketij misioni, kjo reforme me shume se cdo nisme tjeter ligjvenese, kerkon vizion ne konceptim, standarte dhe parime ne implementim, garantim prespektive ne rezultat.Themelore nder keto parime dhe standarte, jane ato te respektimit te drejtave te pjesetareve te minoriteve kombetare kudo qe ata jetojne historikisht dhe ne numer te konsiderushem.Nga te dhenat e deritanishme, ne dijenine tone, refoma orientohet ne devijime substanciale nga keto parime dhe standarte dhe ne shkelje flagrante te ketyre te drejtave themelore. Nderkohe, nen ankhin e garantimit te aritmetikes se cilesuar parlamentare te kerkuar nga nje ligjvenie e tille, ne tentative bashkpunimesh fluide, kesaj reforme i faturohen elemente te spikatura klienteliste dhe elektorale.Ne perfundim, krahas vazhdimit te perpjekjes sone institucionale ne te gjitha drejtimet dhe nivelet, deshirojme ti drejtohemi edhe publikisht ne vecanti Kryeministrit Rama, te mos e privoje kete reforme madhore nga parimesia, standartet, serioziteti dhe fryma europiane.Nje zhvillim I tille do ta bente kete reforme per PBDNJ dhe per ata qe perfaqeson, jo vetem te pa votueshme, por edhe te pa pranueshme.(Video: Ja Deklarata e Vangjel Dules)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv edhe në Facebook dhe në Twitter