Vasili në krah të grupeve të interesit: Të ribëhet ligji për barnat dhe shërbimi farmaceutik

Pr.ligji për barnat dhe shërbimin framacuetik është kundërshtuar ashpër nga grupet e interesit dhe ekspertët, në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Bazuar dhe në ligjet e direktivave europiane grupet e interesit shprehen se pr.ligji në fjalë është i cunguar dhe nuk garanton konceptin bazë, atë të regjistrimit të barnave, ndërsa kërkojnë kthimin mbrapsht të tij.Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili ka kërkuar marrjen parasysh të kërkesave të grupeve të interesit.“ Ka mjaft elemente që qëndrojnë, nëpërmjet sugjerimit që duhet parë direktiva, komisioni pret formulimet konkrete nga ju”, tha aiPër nënkryetaren e komisionit, Klodiana Spahiu kthimi mbrapsht i ligjit është i pamundur, ndërsa ia la në dispozicion vetëm një javë kohë që të bëjnë ndryshimet e kërkuara.“Kërkesa juaj nuk është sot për këtë tryezë, për kthimin e projektligjit mbrapsh. Jemi në një pikë tjetër. Jemi në pikën e bashkëpunimit me ju që projektligji të dalë sa më i mirë për qytetarët dhe grupet e interesit”, tha ajo.Sakaq pr.ligji për barnat dhe shërbimin farmacuetik pritet të kalojë për miratim në sesionin e ardhshëm parlamentar .