Fshehin drogën çokollatë në pako gjalpi. Do e trafikonin nga Vlora në Itali

Brenda dy pako gjalpi janë gjetur të fshehura 420 lëndë narkotike e llojit marijuanë çokollatë.Droga së bashku me një pistoletë me Zastava me 4 fishekë është gjetur e fshehur në një cantë me artikuj ushqimorë në autobusinë e linjës Vlorë- Brindisi.Droga është gjetur gjatë kontrollit të autobusit. Sipas policisë canta ishte marrë si porosi nga drejtuesit e autobusit të linjës Vlorë Brindisi.Në lidhje me këtë ngjarje nga efektivat e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar është bërë e mundur shoqërimi i disa personave dhe po punohet për identifikimin e autorit të këtij rasti. Lënda narkotike dhe arma e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.