Lirohet nga burgu Ukë Rugova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2014, 14:16
Prishtinë- Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Ukë Rugova lirohet nga paraburgimi.Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij Nexhat Shabani, i cili thotë se sot e ka marrë aktvendimin e gjykatës me anë të së cilit është njoftuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi duke iu zëvendësuar masa e dënimit me burg shtëpiak, informon kosovapress.Ukë Rugova, është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij me 5 shkurt të këtij viti, për një dyshim nga ana e EULEX-it, se ai është i përfshirë në krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.