Elbasan, dëmtohen rëndë kolonat e urës mbi Shkumbin, marrja e inerteve në lumë ka shkaktuar çarje

Elbasan - Është vlerësuar “Vepër Arti" por e lënë në harresë. Ura e lumit Shkumbin e ndërtuar rreth viteve '70, po shkon drejt degradimit total. Kjo rrugë është shumë e rëndësishme pasi lidh qytetin e Elbasanit me pjesën jugore te tij.Mes shumë problemeve, së pari janë kolonat prej betoni të urës të cilat janë dëmtuar nga erozioni por edhe nga marrja e inerteve pranë këtij lumi. Më tej paletat e bordurave anësore nuk kanë mundur ti rezistojnë vjedhjeve me destinacion shitjen për skrap. Por edhe infrastruktura rrugore është një tjetër shenjë e fundit të jetës së urës, pasi gropat janë evidente me sy të lirë.Ura e lumit Shkumbin është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por burime konfidenciale të “Ora News” thonë se për këtë urë po kryhet proçesi i tenderimit për rikonstruksionin e plotë. Por siç jemi mësuar të shohim rëndom, pritet të jetë një proçes që nuk dihet kur do të bëhet funskional për urën e lumit Shkumbin, deri atëherë, kolonat e betonit do vijojnë të dëmtohen, barrierat do të jenë preh për skrap ndërsa qarkullimi i mjeteve do të vazhdojë me vështirësi.