Minat me telekomandë, arrest me burg 3 ushtarëve profesionistë

Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg tre ushtarët profesionit të arrestuar tre ditë më parë nga policia e Durrësit.Gjyqtari Fran Prendi ka vendosur këtë masë, pas argumentimit  të prokurorit të çështjes Pëllumb Kolluri.Mësohet se tre të akuzuarit për trafik të lëndëve plasëse nuk kanë folur gjatë leximit të akuzës në ngarkim të tyre.Megjithatë avokatët mbrojtës të tyre kanë kërkuar një masë më të butë për klientët e tyre, duke nënkuptuar se cështja ka nevojë për më shumë hetime.Në sallë për tu njohur më akuzat janë paraqitur me radhë Alban Donaj,Fran Kolaj dhe Kleo Gjinkolaj të tre ushtarë në repartin e Vaut të Dejës.Ky hetim ka qënë mjaft interest për prokurorinë e krimeve të rënda dhe policinë e shtetit, pasi është hetuar dhe linja se nga vinte lënda plasëse.Për zbulimin e këtij grupi, mësohet se prokuroria ka infiltruar një agjent të policisë, që bënte rolin e blerësit dhe personit të interesuar për lëndë plasëse të montuar me telefon.Sipas hetimeve, tre të rinjët e arrestuar kishin role të ndryshme, ku Alban Donaj ishte personi që ndërtonte mekanizmin e bombës së montuar me celularin.I dyshuari Fran Kola ishte personi që gjente dhe siguronte lëndën plasëse C4 dhe kartat e telefonit së bashku me aparatët celular ndërsa Kleo Gjinkola ishte personi që gjente blerësit e interesuar.Hetuesit thanë se për çdo bombë të montuar me aparat celular, tre ushtarakët profesionist të repartit të këmbësorisë në Vaun e Dejës, merrnin nga 1800 deri në 2500 euro në varësi të sasisë së lëndës eksplozive.Burime nga grupi hetimor sqarojnë se lënda plasëse sigurohej në Shkodër, nga disa persona që e trfikonin atë nga Mal i Zi dhe më pas kartat dhe aparatet celular bliheshin në tregun e zi dhe bëhej montimi i tyre.Arrestimi i tyre u bë në momentin që të dyshuarit po i dorëzonin agjentit të infiltruar 7 bombat e montuara.  Policia pas arrestimit sekuestroi me cilësinë e provës materiale 7 eksploziv C4, 7 telefona celular të lidhura me eksplozivët nëpërmjet  m.p/Oranews.tv