Kukës, masa për sigurinë ushqimore, AKU: Tregtarët të sistemohen në ambientet e posaçme
Kukës - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës ka nisur një sërë kontrollesh në tregjet e frutave, perimeve dhe produkteve të bylmetit, pasi kushtet ku tregtohen këto produkte nuk janë të mira. Inspektorët i kanë kërkuar policisë bashkiake mbylljen e këtij minitregu, duke qenë se ekziston një treg i madh, me kushte të përshtatshme, por që tregëtarët nuk e frekuentojnë.“U bëjmë thirrje konsumatorëve që të monitorojnë dhe të jenë të kujdesshëm, çdo ditë, gjatë blerjes dhe konsumimit të frutave dhe perimeve” – tha Hysen Daçi, inspektor.Por tregëtarët thonë se nuk kanë asnjë mundësi ekonomike që të përballojnë tarifat që aplikohen, në tregun e madh.Aksionet e policisë bashkiake kanë qenë të shpeshta, por nuk kanë ndikuar në sistemimin e këtyre tregëtarëve në tregun e madh.m.p/Oranews.tv