Ndarja e mandateve, Gjiknuri: Mbetet një problem kushtetues

Edhe pse nuk përfundoi në Kolegjin Zgjedhor, çëshja e ndarjes së mandateve mund të kthehet në një problem kushtetues.Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, njëherësh sekretar për çështjet zgjedhore në PS në një intervistë për Ora NeWs deklaron se i vetmi organ që mund të bëjë shpërndarjen e mandateve është KQZ-ja.Në asnjë rast sipas tij nuk mund të mbetet në fuqi ndaja e mandateve të 2009. Per deputetin socialist, politka duhet të marrë seriozisht shqetësimin e Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu se vendimet e deritanishme të KQZ-së nuk janë ogur i mirë për zgjedhjet e 2013.Sipas Gjiknurit rregullat e lojës nuk duhen shkelur dhe vendimet nuk duhet të jenë politike, por të gjithëpranuara nga palët.7 marsi ështe afati i fundit kur Kuvendi duhet te shprehet për ndarjen e mandateve.