Nisin punimet te blloku 34/1 në Tiranë, Basha: S’është ndërhyrë prej 20 vitesh
Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të bllokut të banimit 34/1, me një sipërfaqe prej 2.3 ha, në zonën e Medresesë.Investimi prej 36,2 milionë lekësh, sipas kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, përfshin rinovim tërësor të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore.Kryebashkiaku Basha theksoi se ky projekt parashikon rinovimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kabllove ajrore, shtimin e hapësirave të gjelbra e këndeve të lojrave.Në rikualifikimin urban të blloqeve të banimit, do t’i jepet zgjidhje eleminimit të kabllove ajrore të telefonisë, të cilat përbëjnë një problem jo vetëm në këtë zonë.Gjithashtu do të arrihen të krijohen dy parqe lojrash për fëmijët, shtuar hapsirës së gjelbër. Projekti parashikohet të përfundojë brenda 8 muajve, deri në shtatorin e këtij viti.