Argita Malltezi padi në gjykatë për PS: Rama të bëjë transparencën e huasë 100 mln
Familja e Kryeministrit përmes vajzës Argita Malltezi ka reaguar edhe sot lidhur me akuzat e Partisë Socialiste lidhur me pasurinë e tyre. Në një deklaratë për mediat ajo shprehet se Rama i ngerthyer nga paniku i daljes ne drite te fakteve shokuese, te cilat flasin nepermjet firmes se te shoqes, Linda Rames, ne deklaraten e saj ne ILDKP, leshon akuza qesharake te perditshme, te cilat i rrotullon ne te gjithe trajtat gjuhesore, vecse per te deshmuar moton e tij “shpif shpif se dicka mbetet”.“Z.Rama, si shpifes profesionist prej dy javesh, cdo dite ke trilluar per te ardhurat e mia te realizuara te gjitha nga burime transparente, te ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mesimdhenie ne universitete publike e private, botime dhe kerkime shkencore, qera dhe trashegimi familjare, te deklaruara te gjitha ne tatime, ILDKP dhe te verifikuara prej tyre. Zinxhirit te genjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy diteve te fundit, per te cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi ne gjykate” shprehet ajo.Më tej zonja. Malltezi i kujton liderit të opozitës se tarifat e subjekteve private, vetem ne diktatura i caktojne qeverite; ne vende te lira ato i nenshtrohen tregut te lire.“Dje ti bere akuzen qesharake per pengese te investimeve private, sot cirresh per tarifat e nje aktiviteti privat, njelloj si 7 vjet me pare bertisje per rrogen time nga organizata e OKB. Te kujtoj gjithashtu se shqiptaret e dine mire se as rroga ne OKB dhe as tarifat private, nuk jane hua 100 milioneshe pa interes dhe as pallate ne Tirane”theksoi ajo.“Perseri shqiptaret presin z.Rama qe te besh transparencen e 100 milioneve te huase pa interes te gruas tende, qe bashkshortja jote Linda Basha, i ka deklaruar ne ILDKP pa levizje ne llogari bankare. Por mesa duket, pergjigja dashka shume kohe per t'u gatuar!”ka përfunduar deklaratën e saj Argita Malltezi.