Rrokadë në diplomaci, Nishani firmos emërime dhe largime Ambasadorësh

Valë ndryshimesh kanë përfshirë diplomacinë tonë në shtete të ndryshme, ku janë liruar nga detyra Ambasadorë aktualë për tu zevëndësuar me të tjerë emra.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka miratuar disa ndryshime të Ambasadorëve në disa shtete, ku ka liruar nga detyra e ambasadorit në Francë, Ylljet Aliçkan për ta zëvendeësuar atë me Dritan Tolën.Ndërkaq Neritan Ceka do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Italinë fqinje, post i cili mbahej nga Llesh Kola. Është liruar nga detyra gjithashtu ambasadori në Arabinë Saudite, Brahrein dhe Republikën e Jemenit.Ndryshimeve të bëra nuk i ka shpëtuar as përfaqësuesi diplomatik në Turqi Altin Kodra, i cili është zevendësuar me Genci Muçaj.