Durrës, hidhet nga kati i tretë i pallatit 26-vjeçarja, dyshohet se dhunohej nga burri
Një grua ka tentuar ti japë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen 16-të të qytetit të Durrësit, ku 26 vjecarja, Hikmete Ukaj është hedhur nga kati i tretë i pallatit, por fatmirësisht duket se fati ka qenë në anën e saj pasi edhe pas aktit të rëndë të ndërmarrë ka mbijetuar dhe pse në gjendje të rëndë për jetën.Mësohet se për 20 orë e plagosura, nënë e nje vajze 5-vjeçare, është mbajtur në reanimacion në spitalin e qytetit të Durrësit, por si rezultat i gjendjes së rëndë është transportuar gjatë ditës së sotme drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë shtyrë 26-vjecaren për vetëflijim dhe pse paraprakisht dyshohet se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i shoqi, shtetasi Ylber Ukaj, fakt ky që shton dyshimet se gruaja mund të ketë tentuar të hidhet nga pallati në kushte depresioni.