Nimic takim me zyrtarët e Athinës për emrin: Po përpiqemi të unifikojmë “idetë” me Shkupin
Në vizitën e planifikuar në Athine i dërguari i OKB për zgjidhjen e cështjes së emrit të Maqedonisë Metju Nimic prezantoi 'idetë' e tij të reja që do të shërbenin për kapërcimin e konflikteve për emrin mes dy fqinjëve, por Nimic nuk ka zbardhur asnjë detaj nga idetë e tij.Metju Nimic në takimin e tij me Ministrin e Jashtem grek, Dhimitris Avramopulos dhe Kryeministrin Antonis Samaras përsëriti qëndrimin se po kërkohet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët. Ndersa shmangi përdorimin e termit propozim, Nimic tha se ka mendime që i përshtaten qëndrimeve mes Shkupit dhe Athinës.'Nuk dua ta përdor fjalën propozim, por kam më shumë 'ide' rreth të cilave folëm në nëntor në Nju Jork. Kam disa mendime që i prezantova këtu. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe në Shkup dhe do të shohim nëse do të arrijmë t'i afrojmë qëndrimet', tha Metju Nimic.Ndërsa Avramopulos ka propozuar nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi midis dy palëve, e cila do t'i japë një shtysë procesit të negociatave, nën shikimin e OKB-së, në mënyrë që të vendosë kuadrin dhe parametrat e zgjidhjes."Greqia shpreh përkushtimin e fuqishëm dhe vullnetin politik për arritjen e progresit, dhe bindjen se arritja e zgjidhjes do të çojë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Greqisë dhe IRJM-së, do të forcojë stabilitetin rajonal, dhe do të mundësojë hapjen e perspektivave evropiane dhe euroatlantike të IRJM-së", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme greke.Ndërmjetësuesi i OKB-së theksoi se është duke u kërkuar mënyrë që të intensifikohen mundësitë e bisedimeve dhe përsëriti se propozimi grek për memorandumin gjendet në tryezën e bisedimeve dhe përbën "kontribut të rëndësishëm".Nimic theksoi se kriza politike në Shkup nuk ka pse të ndikojë në vijimin e bisedimeve per zgjidhjen e emrit. Ai vërejti se kurrë nuk do të ketë një situatë ideale, dhe për këtë arsye duhet të shfrytëzohet koha në mënyrë productive, gjithashtu shtoi se është "optimist" për zgjidhjen e ceshtjes së shpejti.Ndërkaq pas ardhjes se Mathju Nimic në Athine ka pasur reagime nga partite opozitare. Sipas partisë Siriza, e cila deklaroi se " në një periudhë gjatë së cilës Athinës i ushtrohen presione të ndryshme dhe nga shumë anë për të mbyllur me cdo menyrë çështjen e emrit të Maqedonisë, zgjidhja e vetme e pranueshme në OKB është që Maqedonia të pranojë një emër të përbërë me përcaktimin gjeografik për të gjitha përdorimet.