Ivanoviç, kandidati i vetëm për postin e ”diplomatit” në Prishtinë

Ish-sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën të qeverisë serbe, Oliver Ivanovic është kandidati i vetëm për postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Kosovë, i cili do të kontrollonte aplikimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.Siç raporton gazeta “Blic”, kandidati duhet të ketë përvojë politike, të njohë mirë situatën në Kosovë dhe rajon, të jetë i besueshëm, si dhe që përveç serbishtes, të flasë edhe shqip dhe anglisht."Siç dihet Ivanovic flet shqip dhe anglisht, ashtu sikurse njeh edhe situatën politike", shkruan kjo gazetë.Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë kandidat që do ta përfaqësonte Kosovën në Beograd, megjithëse kishte premtuar se do të dërgonte ambasadorin më të mirë.