Beograd,qeveria serbe shqyrton platformën për Kosovën
Presidenti i Serbisë Timosllav Nikoliç takohet sot me kryeministrin Ivica Daçiç dhe anëtarët e tjerë të kabinetit ku do të shqyrtohet platforma për Kosovën.Në takim, siç transmetojnë mediat serbe, pritet që të miratohen parimet kryesore të platformës për Kosovën, të cilat Qeveria e Serbisë si propozim rezolutë, do t’ia dërgojë Kuvendit të Serbisë për miratim.Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç një ditë më parë është shprehur se në këtë seancë duhet të miratohet platforma, dhe ka thënë se ndaj dokumentit nuk duhet të ketë "skepticizëm, mosbesim e vetëcenzurë”.Sipas raporteve, më 11 janar pritet të mbahet një seancë e Kuvendit, ku do të shqyrtohej rezoluta për Kosovën.Platforma për Kosovën është hartuar për t`u bërë pjesë e bisedimeve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtar.