Greqia dhe Rumania probleme me dëborën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2013, 09:13
Prej dy ditësh ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që disa zona në Greqi të bllokohen.Greqia është mbuluar nga dëbora dhe erërat e forta që kanë sjellë një ulje të menjëhershme të temperaturave.Në veri të vendit një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Metereologët në Greqi presin që temperaturat në ditët në vijim të zbresin në minus 13 gradë Celsius.Edhe Rumania është bllokuar nga dëbora. Reshje të dendura dëbore dhe erëra me një shpejtësi prej 75 kilometrash në orë kanë pushtuar Rumaninë veriore por dhe pjesën veri lindore duke detyruar autoritetet të deklarojnë të mbyllura një sërë rrugësh.Në Detin e zi dallgët kanë arritur në 5 metra lartësi. Ndërkohë që një person është deklaruar i zhdukur.