I ftohti mbërthen Greqinë, autoritetet në ndihmë të të pastrehëve
Ulja e papritur e temperatuarave nën zero gradë në Greqi kanë detyruar autoritetet të dalin në rrugë për të ndihmuar të pastrehët , që kohët e fundit janë gjithnjë e në rritje.Gjatë natës punëtorët komunalë kanë shpërndarë batanije dhe ushqim për të pastrëhet që jetojnë rrugëve të kryeqytetit grek."Kjo është një detyrë e vështirë për shkak se Athina është një qytet i madh dhe kaotik, ku në çdo cep nuk mund të jetë një person i pastrehë, dhe është e vështirë për ti gjetur. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të gjetur këta njerëz dhe për të ndihmuar ata sa më shumë që është e mundur", ka thënë George Apostolopoulos, drejtor i projekteve për të pastrehët për qytetin e Athinës."Numri i këtyre njerëzve është rritur. Unë nuk mund të them se jemi në një pikën e një katastrofe humanitare të plotë, por pa dyshim gjendja është shumë më e rëndë se më parë," tha Apostolopoulos.Që nga kriza ekonomike e 2009 në Greqi agjencitë e ndihmave dhe autoritetet qeveritare vlerësojnë se popullsia e pastrehë është rritur me 25-30 për qind, me pothuajse 60 për qind për shkak të arsyeve financiare.