Lista Lagarde “përzien” politikën greke, tensione mes qeverisë dhe opozitës

Hetimit mbi përgjegjësitë lidhur me menaxhimin e listës Lagarde, ka shënuar rritje temperaturash në politikën greke mes partive të koalicionit qeveritar nga njera anë, dhe partive të opozitës nga ana tjetër.Në parlament është depozituar kërkesa e tri partive qeverisëse për krijimin e një komisioni hetimor me objekt hetimin e ish Ministrit të Financave, Jorgos Papakonstadinu, për veprat penale të falsifikimit të shkresave zyrtare dhe të abuzimit me detyrën. Propozimi pritet të diskutohet nga deputetët më 18 janar.Nga ana tjetër, Syriza do të kërkojë krijimin e një komisioni hetimor që do të hetojë mbi përgjegjësitë jo vetëm të ish ministrit të financave, por edhe të kryetarit të PASOK-ut, Evangelos Venizelos. Sipas një njoftimi për shtyp të Syrizas-s, propozimi do të përfshijë gjithë veprat e kryera në dëm të popullit grek.Ndërkohë Pasok , në një reagim, e akuzon Syrizas-s dhe drejtuesit e tij se po vazhdojnë kundër çdo logjike të përsëritin dhe të intensifikojnë sulmet banale mbi bazën e argumentit të paparë se Venizelos e mbajti listën nën jastëkun e tij.Por lista Lagarde me emrat e grekëve, që kanë fshehur depozitat e tyre jashtë vendit duket se është vetëm fillimi sepse në Greqi ekzistojnë edhe 4 lista të tjera të ngjashme. Sipas mediave greke në këto lista figurojnë emrat e personave me depozita të fshehta janshtë Greqisë.