Shqiptarët e Luginës të vendosur për mbrojtjen e Përmendores së UÇPMB-së

Në një takim konsultativ përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë dakorduar për mbrojtjen e Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së, duke përdor të gjitha mjetet demokratike në dispozicion përkundër kërcënimeve të vazhdueshme të kreut shtetëror serb për heqjen e përmendores së vendosur para godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës.Përfaqësuesit e po thuajse të gjitha subjekteve politike dhe apolitike që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë zhvilluar sot një takim konsultativ me qëllimi të shqyrtimit të situatës aktuale politike dhe të sigurisë, pas kërcënimeve të vazhdueshme të kreut serb, e sidomos kërcënimeve të fundit të kryeministrit serb Ivica Daçiç për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së, i cili në një medium serb kishte përcaktuar datën 16 janar.Takimi i cili zgjati për më se tri orë rezultoi me dakordimin e pjesëmarrësve që Përmendorja e dëshmorëve të UÇPMB-së të mbrohet me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.Ndër vendimet e takimit të sotëm ishte qëndrimi i mbajtjes së seancave të jashtëzakonshme në dy Kuvendet me shumicë shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc, ditën e premte, ndërkohë që ditën e shtunë të mbahet seanca e përgjithshme e kuvendarëve shqiptarë të të tria kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.Sipas pjesëmarrësve në takimin e sotëm nuk përjashtohet edhe mbajtja e protestave gjithë popullore në mbrojtje jo vetëm të monumenteve historike dh vlerave kombëtare por edhe të të gjitha të drejtave legjitime të shqiptarëve, të cilat në vazhdimësi po shkelen nga autoritetet shtetërore serbe.