Ivanoviç: Zyrtarët ndërlidhës mund të përmirësojnë raportet Kosovë-Serbi
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviç mund të jetë përfaqësuesi diplomatik i Serbisë në Kosovë.Beogradi po e konsideron Ivanoviçin si njeri kompetent për t’u emëruar në detyrën ndërlidhëse mes dy vendeve, ashtu siç kanë rënë dakort dy kryeministray Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.Por vetë Ivanoviç nuk dëshiron të komentojë nëse do të bëhet “zyrtar ndërlidhës”, por thotë se përfaqësuesi serb në Kosovë do të ndihmojë për përmirësimin e raporteve Prishtinë-Beograd.“Nuk mund ta komentoj mundësinë e emërimit si zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë. Ende nuk ka asnjë vendim, kur të merret vendimi unë do të flas”, ka thënë Ivanoviç.Ivanoviç ka thanë gjithashtu se zyrtarët ndërlidhës do të ndihmonin shumë në terren për t’u përmirësuar situata.Sipas tij, problemi që ndodhi të hënën në manastirin e Graçanicës gjatë kremtimit të Krishtlindjeve ortodokse nuk do të ndodhte nëse do të ishte zyrtari i Beogradit në Kosovë.“Shpresoj se zyrtarët ndërlidhës do të kenë më shumë hapësirë edhe me pas kontakte më të shumta në mënyrë që të përmirësojnë sadopak situatën. Zyrtarët ndërlidhës mund të bëjnë përmirësime në raportet Prishtinë-Beograd”, ka shtuar Ivanoviç.