Çitaku: S’jemi të gatshëm për BE, por për MSA po

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ende nuk mund të pajtohet me refuzimin nga ana e Bashkimit Evropian e nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Socim, ku negociatat janë shtyrë për në mars të këtij viti.Ministrja, Çitaku në një intervistë për VOA tha se Kosova nuk është e gatshme për Bashkimin Evropian, por është e gatshme që të nënshkruajë MSA-në.“Çështja e negociatave për nënshkrim e MSA, ka mundur të kushtëzohet shkaku i reformave, dhe jo shkaku i bisedimet më Serbinë. Megjithatë, ne rrugë tjetër nuk kemi. Reformat shumë herë janë të dhimbshme, dhe popullore. Kosova nuk është e gatshme për BE, por është e gatshme për MSA-në”, thotë Çitaku.Ajo, pranon se Kosova ka probleme me ligjin dhe korrupsion, por sipas saj, këtë problem e ka i gjithë Ballkani dhe ato vende që veç kanë hyrë në marrëveshje të tilla me BE-në.Ministrja e Integrimeve Evropiane, përsëri nuk ka dhënë date se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këtë vit.Ajo ka theksuar se Institucionet e Kosovës e kanë plan e tyre për veriun.“Ai plan, është dokumenti i presidentit Ahtisari. Ky plan është oferta e jonë për qytetarët e atjeshëm ku ju mundëson atyre një vetëqeverisje të mjaftueshme”, ka përfunduar Çitaku.