Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, BE:Çështje e brendshme e Serbisë
Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.Zyrtarët e Brukselit kanë thënë se kjo është një punë e brendshme e Serbisë. Ata nuk kanë dashur të komentojnë ultimatumin e Beogradit që monumenti të hiqet deri më 17 janar, në mënyrë që të realizohet takimi Thaçi-DaçiçBashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve serbe që ta zgjidhin në pajtim me ligjin çështjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë pa shkaktuar tensione të mëtejshme në Luginë.Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se nuk do të shkojë për t`u takuar me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel nëse nuk largohet përmendorja, që është vendosur për të nderuar dëshmorët shqiptarë të rënë në vitin 2001 në luftën kundër forcave serbe.