Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 17 ose 24 mars
Zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të mbahen në fund të muajit mars të këtij viti. Kështu theksojnë mediat në Maqedoni të cilat theksojnë se data e pranueshme për këto zgjedhje pritet të jetë 24 marsi dhe se publikimin e saj do ta bëj kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Ky vendim pritet të ndodhë ditën e premte.Sipas Ligjit për zgjedhje, zgjedhjet lokale duhet të mbahen ditën e diel në gjysmën e dytë të muajit mars, kështu që kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski pritet të vendos për 17 dhe 24 marsin e këtij viti.Menjëherë pas publikimit të datës për zgjedhjet, partitë fillojnë edhe zyrtarisht të emërojnë kandidatët e tyre, ndërsa lista e këshilltarëve duhet të publikohet 25 ditë para fillimit të zgjedhjeve. Partitë politike nuk kanë dhënë detaje dhe propozime lidhur me datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.