Merkel-Samaras takim me dyer të mbyllura në Berlin, raporton progresin e bërë

Me sfond sakrificat dhe përpjekjet e madha që po bën populli grek, kryeministri grek Antonis Samaras në takimin me kancelaren Angela Merkel në Berlin vuri në dukje së në bazë të këtyre reformave të ndërrmara se vendi do të rifitojë besimin e tregjeve, e cila do të kthehet në likuiditet, investime dhe vende të reja pune.Kryeministri grek Antonis Smaras në nje takim me dyer të mbyllura për mediat më kancelaren gjermane, Angela Merkel tha se "Greqia ka përmbushur detyrimet e saj dhe Evropa po e ndihmon atë” . Ndërsa Merkel është fokusuar në ecurinë e shtetit grek dhe ka theksuar zbatimin e reformave."Dua të bëj të qartë se vendi ynë është duke bërë përpjekje të madha për të rifituar besueshmerinë, dhe në këtë drejtim ne jemi dukë marrë masa sistematike, kemi votuar nje ser projektligjesh që sigurojnë atë që themi likuiditet" tha kryeministri Antonis Samaras në deklaratat e përbashkëta me Angela Merkel para takimit të tyre.Nga ana e saj, kancelarja gjermane e kënaqur për këtë takim të tretë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, tha se objektivi i këtij takimi vlen për zbatimin e programit grek dhe për të gjitha çështjet që shqetësojnë BE-në."Jam e kënaqur qe më jepet mundesia ketë fillim viti të jemi ketu për të diskutuar temat e përbashkëta si dhe ceshtje te rendësishme per Bashkimin Europian. Sigurisht që jam këtu për të degjuar nga Kryeministri grek për progesin që ka bërë shteti dhe për ecurinë e reformave te marra të grekëve" tha Merkel.Ndërkohë Zëdhënësi i kancelares Stephen Zaibert duke iu përgjigjur mediave për takimin e dy liderave pa praninë e kamerave shpjegoi se është një "shkëmbim jozyrtar i pikëpamjeve".