Haradinaj mbetet i vendosur, ose Kryeministër ose asgjë

Synimi im mbetet që së shpejti ta marrë udhëheqjen e Qeverisë dhe shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Në rast se nuk më jepet ky post, atëherë i pres zgjedhjet e rregullta. Kështu pohoi kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas një vizite që i bëri Malishevës.“Synoj me marrë udhëheqjen e Qeverisë, është një projekt i cili ka filluar më herët dhe në rast se do të realizohet, e që shpresojmë së shpejti, atëherë ish kanë mirë, sepse kisha filluar me fol me punë. Në rast se jo, do t’i respektojmë të gjitha zhvillimet e deritanishme në institucione dhe do të presim zgjedhjet e rregullta në vend”.Haradinaj thotë se tani ai është ofruar për të marrë postin e kryeministrit për të mos humbur kohë dhe për të filluar me punë, por në rast se kjo nuk do të ndodh ai është i vendosur të mos hyjë në Qeveri në rast se ky post nuk do t’i jepet atij.“Unë kam dhënë një ofertë që ka të bëjë me udhëheq Qeverinë, me mund me ndryshu gjendjen në vend. Pra vetëm këtë, jo tjetër”, tha ai.