Kosova me platformë për veriun, prezantimi në takimin Thaçi-Daçiç në Bruksel

Pas platformës serbe dhe kritikave për Prishtinën për mungesën e një plani, duket se qeveria e Kosovës është duke hartuar një plan të cilin do ta paraqesë në takimin e 17 janarit mes dy kryeministrave Thaçi e Daçiç në Bruksel.Sipas mediave në Kosovë ky dokument do të përmbajë zgjidhje për veriun dhe serbët që jetojnë atje, zgjidhje këto të bazuara në pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e vendit.Ky dokument pritet të përfshijë zgjedhjet e lira në tre komunat e veriut,  Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok, krijimin e komunës së Mitrovicës veriore dhe shpërbërjen e strukturave paralele. Ky plan do të ofrojë edhe liritë dhe të drejtat për pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në atë pjesë, por nuk do të tejkalojë Pakon e Ahtisarit.Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se  Kosova në çfarëdo zgjidhje që do të ofrojë për veriun dhe serbët e asaj pjese, nuk duhet të  tejkalojë Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e vendit.Në takimin e 17 janarit ndërmjet dy kryeministrave, atij të kosovës  Hashim Thaçi e dhe ai serb Ivica Daçiç nën ndërmjetësimin e BE-së, pritet të hidhen tre propozime.Pala serbe pritet të dalë me platformën e vet, pala kosovare me planin e vet, e po ashtu edhe Brukseli pritet të ofrojë një zgjidhje për veriun.