Zgjedhjet në Maqedoni, BDI shpall kandidaturat për kryetar të komunave
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërje të zgjeruar me përfaqësuesit e degëve Strugë, Bogovinjë, Tearcë, Saraj, Vrapçishtë dhe Likovë, që u mbajt sot në selinë e partisë në Tetovë, janë shqyrtuar kandidaturat për kryetar komune në komunat e lartëpërmendura.Kryesia e KP të Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që ti propozojë Këshillit të Përgjithshëm të BDI kandidatët z. Arben Llabënishti për Kryetar të ardhshëm të Strugës, z. Hazbi Idrizi për Kryetar të ardhshëm të Bogovinës, z. Isen Asani për Kryetar të ardhshëm të Tearcës, z. Bekim Murati për Kryetar të ardhshëm të Sarajit dhe z. Sadulla Duraku për Kryetar të ardhshëm të komunës së Likovës.Gjithashtu, për komunën e Çairit, Kryesia e KP të BDI ka nominuar z. Izet Mexhiti, për komunën e Haraçinës, z. Brahim Ajvazi, për komunën e Pllasnicës, z. Ismail Jahoski, dhe për komunën e Vrapçishtës, z. Bajram Kadria.Kryesia e KP të BDI njohtoi Kryetarët e degëve të lartpërmendura si dhe kandidatët për kryetar në këtë komuna si vijon:• Vendimet e Kryesisë së KP të BDI bazohen në vlerësimet më të mira për kandidatët potencial për Kryetar komunash duke respektuar kandidaturat e degëve si dhe përkrahjen e qytetarëve në komunën respektive të analizuar që nga muaji qershor gjer më sot.• Kryesia e KP të BDI ka parasysh se kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë dhe Kryetar të ardhshëm të Komunave, andaj dhe mbajmë përgjegjësi të madhe para qytetarëve që ti plotësojmë pritjet e tyre.• Të gjitha degët respektojnë vendimet e Kryesisë së KP të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe angazhohen për fitorën absolute të BDI• Vendimet e Kryesisë së KP të BDI do të paraqiten para Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për verifikim përfundimtar dhe zyrtarizim të kandidaturave.Kryesia e KP të BDI do të njoftoj opinionin edhe për kandidatët për komunat tjera ku BDI do të garojë në zgjedhjet lokale 2013.