Policia e Kosovës arrestohen truprojet e Vulin

Për shkaqe të sigurisë së përgjithshme dhe të Aleksander Vulinit, i cili ishte nën sigurinë e Policisë së Kosovës në Graçanicë, efektivët me dyshimin e arsyeshëm kanë shoqëruar në komisariat nëntë persona për identifikim dhe verifikim”.Sipas njoftimit të policisë, lidhur me këtë rast policia ka kontaktuar prokurorin përkatës dhe të gjitha veprimet e Policisë janë kryer sipas autorizimeve të prokurorit.Personat e dyshuar janë ndaluar bazuar në autorizimin e prokurorit nga Policia pasi qe gjatë përcjelljes së eskortës se Vulin e cila ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshjes se njëjtë të të gjithë personave prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor.“Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë kolonën e eskortës se Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës”, theksohet në njoftim.Jozyrtarisht thuhet se të nëntë personat e arrestuar janë truprojet e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.