Vjedhja e pikturave në Korçë, shtyhet seanca gjyqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 09:59
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen e pikturave të vjedhura në galerinë "Guri Madhi" në Korçë.Seanca e tretë gjyqësore është shtyrë për shkak të mungesës së piktorit Sotiraq Xega i cili është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.Piktori Sotiraq Xega dhe ish-drejtori i galerisë Guri Madhi në Korçë Vladimir Topi akuzohen për shpërdorim detyre pas zhdukjes së 61 pikturave nga fondi i Galerisë.Ndërkaq seanca tjetër gjyqësore është caktuar të zhvillohet më 21 janar.